Site icon PORTALB

RMV, ende nuk ka marrëveshje mes sindikatës dhe MASH, greva në arsim pritet të realizohet

Nisja e protestës së SASHK-ut nga Porta Maqedonia

Nisja e protestës së SASHK-ut nga Porta Maqedonia

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) nuk tërhiqet nga kërkesa e tyre për rritje më të madhe të rrogave në arsim në Maqedoninë e Veriut, edhe pas apelit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, njofton Portalb.mk.

Ministri Arbër Ademi thotë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e hapur për diskutime konstruktive me sindikatën.

“Vitin e kaluar kemi rritur rrogën për 5%. Në shtator do të rrisim edhe 5%. Do të ketë edhe rritje të tjera por nuk mund të them tani se kur do të ndodhë ajo sepse duhet të presim projektimin e ardhshëm të buxhetit. Qëndrojmë të hapur për dialog. Sinqerisht, shpresoj dhe dëshiroj që SASHK-u si miqtë tanë me të cilët kemi bashkëpunuar deri tani, të tërhiqen nga lajmërimi për grevë me 2 shtator”, thotë Ademi.

Ligji i ri për arsim sipas ministrit, plotësisht do ta përmirësojë pozitën e të gjithë mësueseve të cilët do të kenë mundësi për avancim.

Nga ana tjetër nga SASHK-u thonë se nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre. Kryetari i Sindikatës Jakim Nedelkov thotë se nëse deri më 1 shtator 2019 nuk ka rezultate konkrete, ditën e hënë do të ketë protesta.

Rritja e rrogës me 5% është e pa mjaftueshme për punonjësit e arsimit, kemi dërguar në ministri kërkesat tona me shkrim”, shtonë Nedelkov.

Nëse viti i ri shkollor do të fillojë në kohë kjo e gjitha varet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Nëse viti shkollor nuk fillon me kohë fajtor do të jetë ministri. Nga ai varet se a do të ketë grevë apo jo. Qëndrimi jonë është i njëjte, nëse nuk na fton në takim këtë javë dhe jep rezultate konkrete të kërkesave tona vetëm atëherë vendimi do të ndërrohet, përfundon Nedelkov.

Takimi tjetër mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pritet të ndodhë këtë javë.

LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator (VIDEO)

LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

 

Exit mobile version