Gjykata e Apelit e ka përsëritur dënimin e shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Lupço Stojanovski i cili ishte i dënuar me heqje lirie me shatë vite e gjysmë, për tentim vrasje të ish Ministrit të Shëndetësisë Nikola Todorov. Vendimi i Gjykatës së Apelit është dërguar deri te Gjykata Penale.
Stojanovski, atëbotë tentoi të gjuajë me armë zjarri mbi Todorovin, në ditën në të cilën ai ishte nisur të dorëzonte funksionin e ministrit, më 1 qershor 2017, njofton Portalb.mk.
Ndërkaq, e vogla Tamara Dimovska, ndërroi jetë para më shumë se 4 viteve, duke pritur për të kryer operacion në shtyllën kurrizore jashtë vendit. Tani edhe kundër doktorëve është ngritur proces gjyqësor.
- LEXO: Ka ndërruar jetë Tamara e vogël duke pritur operimin jashtë vendit
- LEXO: KH: Tamara është viktimë e sistemit joefikas shëndetësorë
- LEXO: Tamara është refuzuar tre herë për tu shëruar jashtë vendit
- LEXO: Dy ditë pas vdekjes, Tamara mori pëlqimin për mjekim jashtë vendit
- LEXO: Avokati i popullit: Po të dëgjonin se çfarë po flasim ndoshta Tamara nuk do të vdiste
- LEXO: Dha dorëheqje Xhemali Mehazi i BDI-së për rastin ‘Tamara’
Karton i kuq për ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov! Kërkohet dorëheqje! (VIDEO-FOTO)