Tentoi ta vret ministrin Todorov, gjyshi i Tamarës u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg

Gjyshi i Tamarës së vogël, Lupço Stojanovski, sot është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për tentim vrasje të ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, paraprakisht Stojanovski është dënuar me burg me kusht për armëmbajtje pa leje.

Stojanovksi ka pranuar fajin e tij për gjuajtjen me armë në drejtim të Nikolla Todorovit, të cilin e akuzoi për vdekjen e mbesës së tij Tamara, e cila për shërim duhej të dërgohej jashtë shtetit, ndërsa sipas disa informacioneve Ministria e Shëndetësisë kishte vonuar dokumentacionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button