Site icon PORTALB

Trump, konferencë me emblemë presidenciale të hakuar me simbole ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, po jepte një fjalim përpara rinisë konservatore në Uashington DC, kur në ekranin pas tij u shfaq një sfond me logon presidenciale të hakuar me simbole ruse.

Logoja që u shfaq ishte modifikuar në mënyrë të tillë që në vend të shqiponjës amerikane të shfaqej shqiponja e logos perandorake ruse, transmeton Top Channel.

Kthetrat po ashtu ishin manipuluar, dhe në njërën ishin vendosur parà, në tjetrën shkopinj golfi. Në vend të motos së SHBA-ve në latinisht “e pluribus unum” ishte shkruar në spanjisht “45 është kukull”.

Një përfaqësues nga organizatorët e tubimit thanë se nuk e kishin idenë se si ishte bërë e mundur shfaqja e emblemës së hakuar.

Exit mobile version