Këshilli Gjyqësor ka hapur procedurë për shkarkim të gjykatësit dhe ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski. Sipas informacioneve jozyrtare të SDK-së, në seancën e sotme të Këshilli Gjyqësor është formuar komision, i cili duhet t’i testojë dyshimet për Pançevskin dhe të japë propozim për shkarkim të tij, transmeton Portalb.mk.
Procedura për anëtarët e Këshillit e kanë hapur me vetiniciativë për shkak të kurdisjes së lëndëve te gjykatësi të afërt me të dhe me funksionarë nga pushteti i kaluar i VMRO-DPMNE-së dhe për keqpërdorime të tjera të sistemit AKMIS.
“Iniciativa për shkarkim të gjykatësit Pançevski e kemi ngritur vet, dhe nuk vjen nga denoncimi i askujt nga jashtë. Arsye për dyshime për keqpërdorim të sistemit AKMIS, në kombinim me ndërrim të shpeshtë të orarit të gjykatësve nga ana e tij, sjellje të gjykatësve në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nga prej brenda shtetit edhe gjatë numrit të mjaftueshëm të gjykatësve në njësitin e Shkupit derisa Pançevski ishte kryetar i tij. Ka dyshime edhe për shpërndarje të lëndëve në dorë dhe parregullsi të tjera nga ana e tij”, tha anëtari i Këshillit Gjyqësor.
Nga atje më tej kanë njoftuar se nuk do të presin epilogun e hetimit të Prokurorisë Themelore Shkupi kundër tij, për të njëjtat dyshime.
Përndryshe, në kontrollet e kryera nga Ministria e Drejtësisë në shtatë gjykata të Maqedonisë është konstatuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të shpërndarjes së lëndës në mënyrë manuale. Këtë e konfirmoi ministrja e Drejtësisë, Renata Desksoka.
“Lëvizja e lëndëve në gjykata kryhet sipas sistemit AKMIS, shpërndarja dhe rishpërndarja e lëndëve kryhet në mënyrë elektronike, nuk është evidentuar ndonjë rast të dhënies të lëndëve jashtë procedurës (në duar), gjykatësit i pranojnë lëndët në mënyrë elektronike, ndërrimi i gjykatësve kryhet sipas procedurës ligjore, kyçja dhe heqja e gjykatësve prej sistemit AKMIS bëhet me vendim të arsyetuar, raportet vjetore për orarin e gjykatësve ndërrohen për shkak të nevojave organizative, lëndët caktohen një herë në ditë – në ora 14:30, ndërkaq ato urgjentet menjëherë”, tha ministrja Deskoska, duke shtuar se me Ligjin për Gjykatat është përforcuar mekanizmi për kontrollimin e sistemit AKMIS.
- LEXO: Antikorrupsioni do t’i kontrollojë për korrupsion gjykatësit Vangellovski, Laliq dhe Pançevski
- LEXO: Gjykatësi Pançevski është ankuar në Gjykatën e Strazburgit për bastisjen e PSP-së në shtëpinë e tij
- LEXO: Janeva: Janë marrë të dhënat nga kompjuteri për sistemimin e lëndëve në Gjykatën penale
- LEXO: Prokuroria i hodhi poshtë paditë penale të Pançevskit kundër Janevës dhe policisë