Nga 466.000 automjete të regjistruara në vend, deri në vitin 2017, madje 269.000 janë prodhuar para vitit 2002. Matematika tregon se më shumë se gjysma e automjeteve që qarkullojnë çdo ditë nëpër rrugët e vendit tonë janë më të vjetra se 18 vjet, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.
Sipas Rregullores për oldtajmerë të Ministrisë së ekonomisë, statusi i një automjeti me vlerë të veçantë muzeore (oldtajmer) i jepet automjetit që është më i vjetër se 35 vjet. Kjo do të thotë që në flotën e vendit dominojnë automjete të cilat “me dy rrota” tashmë e kanë kaluar pragun për t’u bërë oldtajmerë.
Ka kohë që ekologët janë duke paralajmëruar se kjo gjendje kontribuon në rritjen e ndotjes së ajrit, pasi që automjetet e tilla përdorin motorë me standarde të vjetruara kur bëhet fjalë për gazrat që shkarkohen dhe kërkojnë nga qeveria të kufizojë importin e automjeteve të përdorura.