269,000 automjete në vend janë më të vjetra se 18 vjet

Nga 466.000 automjete të regjistruara në vend, deri në vitin 2017, madje 269.000 janë prodhuar para vitit 2002. Matematika tregon se më shumë se gjysma e automjeteve që qarkullojnë çdo ditë nëpër rrugët e vendit tonë janë më të vjetra se 18 vjet, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Sipas Rregullores për oldtajmerë të Ministrisë së ekonomisë, statusi i një automjeti me vlerë  të veçantë muzeore (oldtajmer) i jepet automjetit që është më i vjetër se 35 vjet. Kjo do të thotë që  në flotën e vendit dominojnë automjete të cilat “me dy rrota” tashmë e kanë kaluar pragun për t’u bërë oldtajmerë.

Ka kohë që ekologët janë duke paralajmëruar se kjo gjendje kontribuon në rritjen e ndotjes së ajrit, pasi që automjetet e tilla përdorin motorë me standarde të vjetruara kur bëhet fjalë për gazrat që shkarkohen dhe kërkojnë nga qeveria të kufizojë importin e automjeteve të përdorura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button