Site icon PORTALB

Në qeverinë gjermane s’ka dilemë rreth perspektivave të Maqedonisë së Veriut në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas

Agjencia gjermane për lajme DPA shkruan se në Berlin s’ka më dilema rreth përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Gjithnjë e më e sigurt është që Shqipëria, për shkak të krizës politike, do të bie nga pakoja, shkruan Dojçe Vele.

Pavarësisht kritikave nga CDU-ja konservatore, ministri gjerman për punë të jashtme Hajko Mas edhe më tutje angazhohet për hapur negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Njëkohësisht ai thekson se vendim për atë temë s’do të merret në takimin e ministrave për punë të jashtme të BE-së javën e ardhshme.

“Dëshirojmë të hapen negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi politikani nga radhët e socialdemokratëve gjerman të enjten.

Duke pasur parasysh rezistencën e Francës drejt një hapi të tillë, Mas thotë se mund të vendoset edhe më vonë kur do të hapet mundësia që të binden edhe shtetet skeptike.

Zëvendës-shefi i grupit të deputetëve të CDU-së në Bundestag, Johan Vadefull thotë që pavarësisht këtyre qëndrimeve, parlamenti vetëm kah fundi i shtatorit do t’i jep dritë jeshile qeverisë.

Me këtë rast, ai shprehu dyshim nëse Shqipëria, duke pasur parasysh turbulencat e brendshme politike, është me të vërtetë e përgatitur për fillim të negociatave. Mas, në anën tjetër, e thekson mendimin pozitiv të Komisionit Evropian.

Parlamenti holandez të mërkurën është prononcuar për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe me Shqipërinë. Vendimin final, BE-ja do të sjell në tetor.

Kancelarja Angela Merkel të enjten u takua me kryeministrin e Zaev në Berlin. Prononcimi pozitiv është për këtë vend në qeverinë gjermane është i pakontestueshëm, për shkak se qeveria në Shkup e ka zgjidhur kontestin e disa dekadave me Greqinë dhe pranoi ndërrimin e emrit të shtetit, shkruan agjencia DPA.

Exit mobile version