Site icon PORTALB

Njohja patentave të shoferit me Kosovën, Kuvendi i RMV-së e ratifikoi marrëveshjen

Kufiri Maqedoni-Kosovë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot e ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave të shoferit me Kosovën, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, ratifikimi i marrëveshjes vjen pasi që paraprakisht e njëjta mori dritë jeshile nga Qeveria e RMV-së.

Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e RMV-së, e njëjta do të duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Miratimi i këtij propozim-ligji vjen në vazhdën e marrëveshjeve të ngjashme që RMV-ja i ka nënshkruar me Spanjën, Italinë, Serbinë, Malin e Zi, Austrinë, Gjermaninë dhe shtetet të tjera.

LEXO: Njohja patentave të shoferit me Kosovën, Qeveria e RMV-së e miratoi propozim-ligjin

Exit mobile version