Site icon PORTALB

RMV, mësimdhënësit doemos duhet të shënojnë në e-ditar vetëm mungesat dhe notat

Ditari elektronik (E-ditari)

Ditari elektronik (E-ditari)

Tani kur ka më pak se një muaj deri në fund të vitit shkollor, mësimdhënësit duhet ta përmbushin detyrimin ligjor për të mbajtur evidencë të dyfishtë pedagogjike. Çdo gjë që e shkruajnë në ditarët me shkrim duhet ta shënojnë edhe në ditarët elektronikë, shkruan Meta.

Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) për “Meta”, informon se plotësimi i ditarit elektronik është përgjegjësi e mësimdhënësve, e rregulluara me ligj, por këtë herë mësimdhënësit nuk duhet të shënojnë në mënyrë retroaktive gjithçka që nuk është shënuar, por vetëm notat, mungesat dhe notat e gjysmëvjetorit.

Sistemi s’ka funksionuar për shkak se u zvarrit përzgjedhja e kompanisë së re për të mirëmbajtur sistemin e e-ditarit.

“Duke e pasur parasysh që ka pasur një ndërprerje në funksionimin e platformës, Ministria e arsimit dhe shkencës, pak kohë më parë, ka dërguar një shkresë deri te shkollat me të cilën ka kërkuar që mësimdhënësit të bëjnë azhurnimin e vetëm informatave themelore për nxënësit, notat e gjysmëvjetorit dhe mungesat. Ky obligim i mësimdhënësve mbetet deri në fund të vitit shkollor” – thonë nga ministria.

Në vend ka 17.887 mësimdhënës në arsimin fillor dhe 7.400 në arsimin e mesëm. Të gjithë plotësojnë e-ditar. Sistemi nuk funksionoi, sepse Ministria e arsimit në prill të vitit të kaluar, kur skadoi kontrata me kompaninë e vjetër, ajo nisi një tender për përzgjedhjen e një kompanie të re që do të rinovuar nuk shpalli tender për të zgjedhur kompani të re e cila do ta azhurnojë sistemin. Disa muaj më parë, u zgjodh kompania “Sorsiks”.

Nëpërmjet shoqatave të ndryshme të mësimdhënësve në rrjetet sociale, punonjësit arsimorë reaguan se u kanë hapur punë të dyfishtë jo me fajin e tyre. Për këtë kishte reagime edhe nga Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës.

LEXO: SASHK: Është i papranueshëm plotësimi retroaktiv i ditarit elektronik

Exit mobile version