Site icon PORTALB

Qeveria e RMV-së do ta rinovojë shkollën fillore dhe të mesme në Pustec të Shqipërisë

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në komunën e Pustecit, i shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 16 dhjetor 2017

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në komunën e Pustecit, i shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 16 dhjetor 2017

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ka sjellë vendim që ta rinovojë shkollën fillore dhe të mesme në komunën e Pustecit të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk

Siç njoftojnë nga Qeveria, është rezultat i raporteve të mira ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë, dhe është pjesë e vendimeve të seancës së përbashkët që u mbajt vitin e kaluar në Pogradec.

Nga atje njoftojnë se rinovimi i shkollës ishte kërkesë e komunitetit maqedonas që jetojnë në Pustec.

Exit mobile version