Site icon PORTALB

Filipçe: Vaksinimi është mënyra e vetme që sa më shpejt t’i jepet fund epidemisë së fruthit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe / Foto: Vedat Abdul/AA

Do ta përdor fjalorin e epidemiologëve, virusi patjetër duhet të zhduket, ndërsa vaksinimi është mënyra e vetme që t’i jepet fund më shpejt epidemisë, kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës së tij të djeshme në Kriva Pallankë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si do të zgjidhet gjendja me epideminë e fruthit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se javën e kaluar janë pranuar 126 persona tjerë me fruth dhe një pjesë e tyre ishin nga qytetet ku nuk ishte shpallur epidemia,  komisioni i sëmundjeve ngjitëse propozoi, ndërsa sipas Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse si ministër i Shëndetësisë kam sjellë vendim të shpallet epidemia e fruthit në territorin e gjithë shtetit. Kemi pasur situatë me 40.000 fëmijë të pavaksinuar, që janë 10 për qind e fëmijëve që duhet të vaksinohen , një pjesë e mirë në Shkup, rreth 70 për qind janë vaksinuar, por rreth 28 për qind në gjithë shtetin ose rreth 45 për qind të numrit të përgjithshëm të pavaksinuar janë vaksinuar, megjithatë kjo nuk është e mjaftuar pasi virusi tashmë është përhapur”, tha Filipçe.

Exit mobile version