Site icon PORTALB

Higjiena Komunale: Shitësit në Çarshinë e Shkupit të mos hedhin mbeturinat ku të munden

Çarshia e Shkupit, moti sot

Çarshia e Shkupit

Eko-kontrolli i NP “Higjiena Komunale” ka paralajmëruar shitësit në çarshinë e vjetër të Shkupit dhe në të ashtuquajturën “Rruga e plastikës” të mos hedhin mbeturina ku të munden, transmeton Sdk.mk.

Nga kompania thonë se përballen çdo ditë me hedhjen e parregullt të mbeturinave nga paketimet dhe mbeturinat ushqimore, si dhe mosrespektimi i periudhave të caktuara të hedhjes së mbeturinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe bulevardin Nikola Karev.

“Gjatë javës së kaluar, Eko-kontrolli zhvilloi aktivitete edukative për trajtimin e duhur të mbeturinave me pronarët e dyqaneve dhe objekteve hotelierike në Çarshi dhe në Rrugën e plastikëve. Shitësit u njoftuan për Ligjin për Pastërtinë Publike dhe mësuan se si të rregullojnë siç duhet mbeturinat e tyre, ndërsa furnizuesit, për trajtimin e duhur të mbeturinave ushqimore, për të shmangur përhapjen e sëmundjeve infektive”, thanë nga NP “Higjiena Komunale”.

Ata thonë se nëse përkundër paralajmërimeve shitësit nëpër dyqane vazhdojnë të hedhin mbeturina, do të pasojnë ndëshkime.

Exit mobile version