Site icon PORTALB

Parregullsitë ndaj autobusëve jashtë Shkupit, gjatë 2018-s janë realizuar 46-të inspektime (Infografik)

Në Inspektoratin Shtetëror të Transportit (ISHT), gjatë vitit 2018-të, nga ana e qytetarëve dhe personave juridik janë parashtruar gjithsej 46 parregullsi në lidhje me transportin ndërkomunal publik dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, njoftuan për Portalb.mk, nga ISHT-ja.

“Gjatë vitit 2018 Inspektorati Shtetëror për Transport në lidhje me kompetencat e tija për transport ndërkomunal, jashtë qytetit të Shkupit dhe ndërkombëtar ka pranuar gjithsej 46 parashtresa, ku nga persona fizik dhe subjekte të tjera juridike, janë paraqit parregullsi që kanë të bëjnë me transportin publik ndërkomunal dhe ndërkombëtar të udhëtarëve”, njoftuan nga ISHT-ja.

Ndaj këtyre parashtresave, Inspektorati ka vepruar duke realizuar inspektime ndaj transportit që kryhet nga ana e personave fizik të pa licencuar dhe pa leje adekuate për kryerje të transportit ndërkomunal publik të udhëtarëve.

Siç njoftuan nga ISHT-ja, pas inspektimeve janë shqiptuar masa dhe sanksione të parapara me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor ndaj:

Inspektorati Shtetëror i Transportit është përgjegjëse për mbikëqyrje të transportit publik jashtë Shkupit.

Problemet e shumta që ekzistojnë me autobusët jashtë Shkupit, ishin shkak edhe i aksidentit më 13 shkurt në Llaskarcë i autobusit “Durmo Turs” ku humbën jetën 16 persona. Hetimi i Prokurorisë tregoi se shkak ishin: frerët e prishur dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h. Hetimi tregoi se lëshime ka edhe në procedurën e realizimit të kontrollit teknik të autobusëve, sepse i njëjti pronar menaxhonte me ndërmarrjen realizuese të kontrollit teknik dhe ndërmarrjen e autobusit të aksidentuar. Si rezultat i kësaj, Prokuroria deri tash ka marrë në pyetje tre persona të ndërmarrjes së kontrollit teknik.

Parregullsitë që shihen në autobusët, qytetarët mund t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Transport: KËTU.

Exit mobile version