7 persona të arrestuar për aksidentin në Llaskarcë, shkaku: Shpejtësia e madhe dhe frenat e prishur të autobusit

7 persona do të përgjigjen penalisht për aksidentin e autobusit më 13 shkurt të këtij viti në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 15 persona dhe 39 të tjerë u lënduan. Arsyeja kryesore për aksidentin, sipas Prokurorisë janë frenat e autobusit, të cilat nuk kanë qenë funksionale në masën të cilën duhet të jenë, por edhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, njofton Portalb.mk.

Pronari i ndërmarrjes “Durmo Turs”, vozitësi i autobusit, katër persona përgjegjës për mirëmbajtjen teknike të autobusit dhe një person tjetër janë arrestuar dhe ndodhen në Stacion Policor për shkak të aksidentit në Llaskarcë. Ashtu siç njoftoi prokurori publik, Sasho Rajçev, gjashtë prej tyre do të akuzohen për veprën penale “Vepra të rëna kundër sigurisë dhe personave në komunikacion”, ndërkaq personi i shtatë është i akuzuar për “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme”, pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull, pa i bërë paraprakisht kontrollet dhe kundër tij është hapur procedurë hetimore për shkak të natyrës së veprës.

Prokuroria do të kërkojë për 6 persona paraburgim, ndërkaq për njërin vetëm masë kujdesi paraqitje në gjykatë.

“Padi penale është parashtruar ndaj pronarit, udhëheqësit dhe menaxherit të subjektit juridik, pasi që i njëjti ka marrë certifikatë, dhe i njëjti nuk ka realizuar obligimet, për evidencë të veturave dhe të orarit të transportit, këtë i ka dhanë menaxherit ta bëjë, por për këtë ai nuk ka pasur licencë. Po kësaj, ky ka mundësuar që të instalohet një mjet në autobus që të manipulohet takografi, dhe kjo ka ndikuar që të manipulohet me tregimin e shpejtësisë me të cilën ka lëvizur autobusi”, theksoi prokurori Rajçev.

Cilat janë arsyet e aksidentit?

“Vozitësi e ka ngasur autobusin me shpejtësi prej 99 km në orë, ndërkaq shpejtësia e lejuar ka qenë 80 km në orë. Vozitësi e ka humbur kontrollin, nëpërmjet korsive ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka dalë jashtë autostradës. Gjatë hetimit është konstatuar se autobusit nuk i kanë punuar frenat tërësisht dhe shoferi nuk ka mundur ta frenojë autobusin. Si pasojë e kësaj, kemi 15 viktima”, tha prokurori Rajçev.

Sipas Prokurorisë, gjatë aksidentimit shoferi ka qenë në gjendje stabile shëndetësore dhe nuk ka përdorur telefon celular.  Lëshime janë konstatuar gjatë kontrollit teknik të autobusit, i cili sipas Prokurorisë, edhe pse nuk ka qenë në rregull, ndërmarrja e cila i ka bërë kontrollet i ka dhënë dokumente se autobusi është në rregull.

Në lidhje me orarin e punës së shoferit, nga Prokuroria thanë se nuk janë konstatuar mangësi.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button