Site icon PORTALB

Zaev në REK Manastir: Me 20.4 milionë euro do të furnizohen filtra të reja elektrostatike

REK Manastir / Foto:Meta.mk

Më 29 mars është shpallur tenderi për furnizim dhe instalim të filtrave të reja elektrostatike në “REK Manastir”. Investimi përfshin 20.4 milionë euro që kompania i siguron nga burimet e veta. Njëra nga kompanitë më të rëndësishme në pronësi të shtetit investon më shumë se 20 milionë euro që vetë i ka fituar, që do të thotë se në kohët e kaluara kur elektranet shtetërore nuk kishin rrymë të mjaftueshme, është importuar rrymë e shtrenjtë për plotësimin e nevojave të konsumatorëve në vend, ndërsa kohës së fundit, bën edhe shitje të tepricave me të cilën realizon përfitim edhe për buxhetin privat dhe shtetëror.

Këtë sot e deklaroi kryeministri, Zoran Zaev i cili e vizitoi “REK Manastirin” dhe u takua me drejtorin Vasko Kovaçevski dhe me Bordin drejtues  të kompanisë, transmeton Portalb.mk.

“Investimi në rikonstruktimin e sistemit të filtrave elektrostatike të REK Manastirit është shumë irëndësishm dhe është më i madhe në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor në vend. Mbrojtja e ambientit jetësor në vend tani paraqet një nga prioritetet e Qeverisë dhe do të jetë edhe më i rendësishm që Republika e Maqedonisë së Veriut të hapërojë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ku standartet janë në nivel të lartë”, tha Zaev.

Zaev theksoi se elektranet shtetërore do të kenë përkrahje qeveritare në të gjitha hapat dhe projektet që i planifikojnë dhe realizojnë dhe theksoi se, pa sistem elektrostatik, nuk ka shtet stabil.

Exit mobile version