Në Turqi janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet lokale, ku të drejtë vote kishin mbi 57 milionë qytetarë.
AP përkujton se këto zgjedhje janë një test kyç për popullaritetin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim në kohën e rënies të mprehtë ekonomike në vend.
Në këto zgjedhje do të përcaktohen kryetarët e ri për 30 qytete dhe 51 kryeqytete të provincave, si dhe krerët e 922 rretheve në Turqi dhe deputetët e kuvendeve lokale, transmeton KTV.
Në zgjedhjet e kaluara lokale në vitin 2014, partia e Erdoganit fitoi pothuajse 43 për qind të votave dhe mbajti pushtetin në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara.
Zgjedhjet lokale presidenti turk i cilësoi si “një pikëmbështetje kyçe për demokracinë” dhe shtoi se suksesi i partisë së tij do t’i shtonte një “fuqi të madhe” administratës presidenciale.