Site icon PORTALB

Në pikën kufitare Tabanoc janë kapur 350 kilogramë marihuanë

350 kilogramë drogë

350 kilogramë drogë

Shërbimet doganore në pikën kufitare Tabanoc, kanë parandaluar trafikim të 350 kilogramëve drogë marihuanë, njofton Portalb.mk.

“Më 29 mars të vitit 2019-të në ora 01:0, doganierët në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të automjetit ngarkues VOLVO të drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë F.B. (62), janë gjetur rreth 350 kilogramë drogë marihuanë. Droga është gjetur pas kontrollit të detajuar, ndërkaq e njëjta ka qenë e paketuar në 130 paleta për transport të luleve”, thonë nga Dogana e Maqedonisë.

Kundër F.B. është dorëzuar padi penale për “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike”.

Exit mobile version