Site icon PORTALB

MPJ e përktheu udhëzimin për përdorimin e emrit të ri “Maqedonia e Veriut”

Ministria e punëve të jashtme, Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme, Shkup

Ndonëse me një muaj vonesë, megjithatë pas insistimit të redaksisë së Portalb.mk, Ministria e Punëve të Jashtme e ka publikuar udhëzimin zyrtar për përdorimin e emrit të ri të shtetit “Maqedonia e Veriut”, edhe në gjuhën shqipe, njofton Portalb.mk.

Në kushte kur nuk ka pasur version zyrtar për përdorimin e emrit të ri në gjuhën shqipe, mediat shqiptare kanë të detyruara ta përkthejnë nga anglishtja ose maqedonishtja, secili në formën e vet, sipas së cilës, janë evidentuar edhe gabime të termeve.

Më poshtë mund ta lexoni në formë integrale, udhëzimin për përdorimin e emrit të ri:

Duke marrë parasysh ndryshimin e fundit të emrit zyrtar të Maqedonisë së Veriut, paraqesim udhëzues që do të mund të përdoret gjatë  përshkrimit të vendit tonë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Shembuj për përdorim të drejtë: Identiteti etnik maqedonas, gjuha maqedonase, kultura maqedonase, territori maqedonas, populli maqedonas, historia maqedonase, malet maqedonase, letërsia maqedonase, shkrimi cirilik maqedonas, ushqimi maqedonas, kishat maqedonase e të tjera.

Shembuj me përdorim të gabuar: mbiemra të tjerë, duke përfshirë edhe “Maqedonaso-veriorë”, “Maqedonisë V.” dhe “Maqedonasoveriorë”, nuk duhet të përdoren.

Shembuj me përdorim të drejtë për shtetin, organet e tij zyrtare dhe institucionet e tjera publike: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Komuna e Ohrit e Maqedonisë së Veriut, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”i Maqedonisë së Veriut.

Shembuj me përdorim të gabuar: mbiemra të tjerë, duke përfshirë edhe Maqedonaso-veriorë”, “i Maqedonisë”, “Maqedonisë V.” dhe “Maqedonasoveriorë”, nuk duhet të përdoren në këto forma.

Shembuj me përdorim të drejtë: ekonomia maqedonase, sektori shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, arti maqedonas, muzika maqedonase, bujqësia maqedonase, arkitektura maqedonase, industria ushqimore e Maqedonisë së Veriut etj.

Shembuj me përdorim të gabuar: mbiemra të tjerë, duke përfshirë “Maqedonaso-veriorë”,“Maqedonisë V.” dhe “Maqedonasoveriorë ”, nuk duhet të përdoren në këto raste.

Exit mobile version