Site icon PORTALB

Gripi këtë vit është më agresiv, prandaj shkakton komplikime dhe vdekje

Pse duhet të vaksinohemi kundër gripit

Epidemiologët presin që të ketë raste më të vështira të gripit të derrit, i cili shkakton komplikime të rënda. Profesoresha Gordana Kuzmanovska nga Instituti i Shëndetit Publik tha se këtë sezon janë pasqyruar ndryshime të shpeshta dhe mutacione të këtij virusi, transmeton Portalb.mk.  

“Ata janë shumë të shpeshta te virusi i influencës dhe për atë këtë vit kemi rritje të virusit më agresiv, i cili shkakton komplikime serioze, por edhe vdekje”, tha Kuzmanovska.

Epidemiologët paralajmërojnë se gripi nuk duhet të kuptohet si jo serioz. Ata rikujtojnë se mbrojtja më e mirë kundër tij është vaksinimi.

Ndryshe, sa i përket gjendjes së fruthit, javën e kaluar janë regjistruar 104 raste të reja. Epidemia është në rrjedhë, ka rritje të numrit të sëmurëve, ndërsa këtë javë ka arritur numri më i madh deri tani. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se sezoni i fruthit dhe i gripit do të vazhdojnë edhe disa javë.

Nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit të kaluar, në nivel shtetëror janë regjistruar gjithsej 659 raste me fruth, nga të cilët 522 janë paraqitur në Shkup. Nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri në moshën 14-vjeçare, që kanë marrë vaksinën me dozën e parë dhe të dytë arrin në 11.052 fëmijë.

Në pjesën tjetër të shtetit, nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri në moshën 14-vjeçare me dozën e parë dhe të dytë, përfshin 6.200 fëmijë.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në moshën 14-vjeçare me vaksinën MRP nga fillimi i epidemisë në gjithë shtetin arrin 17.252.

Exit mobile version