Site icon PORTALB

Ardhmëria e PSP-së, zhvillohet takimi për tejkalimin e dallimeve

Ministria e Drejtësisë

Pasi dje grupi punues i partisë VMRO-DPMNE-së i publikoi qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike, sot të njëjtat do t’ia prezantojë dhe shtjellojë grupit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Takimi i grupeve të punës ka nisur në Ministrinë e Drejtësisë.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, dje në konferencë për shtyp ka theksuar se ekzistojnë dallime serioze mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së.

“Përfundimisht, për ne si Qeveri, propozim-Ligji është zgjidhja më përkatëse dhe vlerësojmë se duhet që të zbatohet pa zvarritje”, theksoi Boshnjakovski.

Exit mobile version