Një djalosh 21-vjeçar nga Gostivari dje ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në rrugën rajonale mes Gostivarit dhe fshatit Vrutok. Ai deri sa ka qenë duke vozitur me motorin e tij është ndeshur me një veturë, transmeton Portalb.mk.
Nga plagët e rënda të marra nga aksidenti, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje. Është kryer ekspertizë nga ana e prokurorit Publik dhe ekipi inspektues nga ana e Stacionit policor – Gostivar.
Gjithashtu, dje ka ndërruar jetë edhe një motoçiklist tjetër në një aksident të rëndë i cili pasdite ka ndodhur në autostradën Gradsko – Veles.