Site icon PORTALB

Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Kroacisë

Kuvendi i Kroacisë

Me 116 vota “për” dhe 2 “kundër”, Kuvendi i Kroacisë sot e ka ratifikuar Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Portalb.mk.

Në seancën plenare në të cilën ka ndodhur votimi, ishte edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq e ka uruar konfirmimin e Protokollit për hyrje në NATO, duke paralajmëruar vazhdim të bashkëpunim me vendin për anëtarësimin edhe në BE.

“E uroj Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO dhe mund t’u them në emër të përfaqësuesve që e kanë përkrahur vendimin e sotëm se Republika e Kroacisë do t’u japë mbështetje edhe në rrugën drejt BE-së”, porositi Jandrokoviq.

Kroacia është vendi i pestë i NATO-s që e ka miratuar Protokollin. Fillimisht atë e ka bërë Greqia, pas saj, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria. Protokollin për anëtarësim sot e ka miratuar edhe në Kuvendi i Malit të Zi.

Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (VIDEO)

Exit mobile version