Site icon PORTALB

Ministria e Kulturës: Ende janë duke u shqyrtuar paraqitjet për Programin Vjetor Kulturor 2019

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi

Programi Vjetor Kulturor për vitin 2019 nuk do të publikohet deri më 31 janar siç premtoi ministri i Kulturës, Asaf Ademi, pasi që komisionet profesionale ende janë duke i shqyrtuar paraqitjet, transmeton Portalb.mk.

“Duam t’ju informojmë, se në këtë moment komisionet profesionale ende punojnë në mënyrë intensive në shqyrtimin e paraqitjeve të arritura në konkurset e Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e projekteve me interes nacional për vitin 2019. Duke pasur parasysh numrin e madh të paraqitjeve të arritura në të gjitha veprimtaritë, ju informojmë se rezultatet në lidhje me Konkurset vjetore do të publikohen në mënyrë publike dhe transparente në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës në pajtim me afatin e paraparë”, thanë nga Ministria e Kulturës.

Përndryshe, ministri i Kulturës, Asaf Ademi në takimin joformal me gazetarët që u mbajt më 19 nëntor të vitit 2018-të, njoftoi se në kuadër të Programit Vjetor Kulturor 2019 janë dorëzuar 5000 aplikacione. Ai premtoi se rezultatet do të publikohen gjatë periudhës 28-31 janar të 2019-s.

Nga ana tjetër ministri Ademi ka vënë në funksion numër telefonik: 071 329 040, i cili do të shërbejë vetëm për denoncim të parregullsive që mund të hasen pas publikimit të rezultateve të Programit Vjetor Kulturor 2019, dhe gjatë realizimit të projekteve.

Exit mobile version