Site icon PORTALB

Emri Republika e Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi për dy javë

Shkupi per lajm kryesor, qytetar, banor, Maqedoni

Maqedonia do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut për rreth dy javë, kur sipas procedurës duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës. Parlamenti i Greqisë dje me 153 vota “për” e ratifikoi marrëveshjen historike me të cilën e jepet fund kontestit shumëvjeçar të emrit. Më parë, Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për” i miratoi katër amendamentet kushtetuese të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës dhe pastaj me numrin e njëjtë të votave solli vendim për shpalljen e amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 me të cilat ata bëhen pjesë të Kushtetutës. Me këtë, emri i vendit Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të përgjithshëm, me gjuhën maqedonase të pranuar dhe nacionalitetin maqedonas, transmeton Portalb.mk.

Sipas procedurës, tani presidenti i Greqisë duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, më 28 janar, dhe me këtë do të bëhet Ligj zyrtar.

Pastaj Greqia duhet ta njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, dhe më pas 29 përfaqësuesit të vendeve anëtare të NATO-s duhet ta nënshkruajnë Protokollin  për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa duhet të ratifikohet edhe në kuvendet e vendeve të tyre.

LEXO: Edhe pesë hapa formale deri te ulësja e Maqedonisë në NATO

Exit mobile version