Site icon PORTALB

Komisioni i Kuvendit i dha dritë jeshile propozim-ligjit, zëvendëskryeministrave do t’u rritet paga

Me gjashtë vota “për” dhe tre “kundër” Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale në Kuvendin e Maqedonisë i ka dhënë dritë jeshile Propozim-ligjit për pagë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Pas kësaj propozim-ligji shkon në lexim të mëtejshëm.

Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet ligjore, paga e zëvendëskryeministrave do të rritet për 8.027 denarë në muaj me bruto vlerë.

Përfaqësuesit e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, kanë sqaruar se rritja e pagës vjen, pasi që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë ka ngritur procedurë për kushtetutshmërinë e nenit 14 nga Ligji për paga dhe kompensimet tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar në RM në pjesën e “nënkryetar i Qeverisë”, ku ka shfuqizuar këtë nen.

Me ndryshimet e reja, koeficienti për konfirmimin e pagës së zëvendës kryetarit të Qeverisë së RM-së do të llogaritet me koeficientet 4,00 në vend të 3,70, i konfirmuar në llogarinë e pagës së anëtarit të Qeverisë.

LEXO: Qeveria e Maqedonisë u sqarua për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave
LEXO: Rritje rrogash para festave për 8000 dënarë për Likën, Osmanin, Angjyshevin, Shekerinskën dhe Spasovskin

Përndryshe, kohë më parë mediat publikuan informacionin se para festave të fundvitit, do të ketë rritje rroge prej 8000 denarëve, për zëvendëskryemistrat Koço Angjushev, Bujar Osmani, Hazbi Lika, Radmila Shekerinska dhe Oliver Spasovski.

Exit mobile version