Site icon PORTALB

Është shpallur fletë-arrest për Gruevskin, MPB ka filluar ta kërkojë

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Pas njoftimit të Gjykatës Penale se nuk mundet ta gjejë të dënuarin Nikolla Gruevski që t’ia japë vendimin për mbajtjen e burgut prej 2 vjetëve, sot pasdite e njëjta ka shpallur fletë-arrest, njofton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e personit për të cilin pyetni dhe më 16:30 e ka dorëzuar në SPB Shkup dhe e kërkon shpallje të fletëarrestit. Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë pasi që i është dorëzuar, vepron për të njëjtën”, kumton MPB pas një sërë pyetjes në lidhje me Gruevskin, i  cili nuk është paraqitur në Burgun e Shutkës.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Në momentin e parë që do ta gjejë MPB, në mënyrë të detyrueshme do ta dërgojë në Burgun e Shutkës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?
LEXO: Gruevski as e ka pranuar vendimin, as është paraqitur në burgun e Shutkës

Exit mobile version