Pacientë me kancer në gji, të shëndoshur nga kjo sëmundje dhe qytetarët përkrahës sot për të dhjetën herë me radhë morën pjesë në shëtitjen për ngiten e vetëdijes në luftë kundër kancerit të gjirit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, para fillimit të manifestimit në Parkun e Qytetit në Shkup, porositi se detektimi i hershëm dhe skriningu mund të çojnë deri në shërimin e plotë të kësaj sëmundje malinje nga e cila vuajnë shumë gra.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë jemi të përkushtuar plotësisht në zbatimin e parandalimit të programit, në përmirësimin e sistemit për caktim të incizimit për këto pacientë dhe me përkushtim punojmë në formimin e komisionit për listë pozitive të barnave”, tha Filipçe.
Në lidhje me vërejtjet e pacientëve për “Termini im”, ministri Filipçe tha se kanë pasur mbledhje të punës dhe kanë dhënë vërejtje, që tashmë janë implementuar në masa konkrete me të cilin është rritur numri i terminëve në klinika dhe në Klinikën e Radiologjisë, ku koha e pritjes do të ulet dhe pacientët me sëmundje malinje do të kenë formë të veçantë në prioritet të caktimit të incizimeve.
“Disa ditë në ndërprerje ishte puna e tomografisë kompjuterike, për shkak instalimit të aparatit të ri, që është kapacitet më i mirë dhe më i madh i të vjetrit. Ku edhe të vjetrin do ta vendosim në vend të ri, me të cilin do të dublohet kapaciteti”, tha FIlipçe.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska theksoi se është e rëndësishme që të gjithë gratë ta zbulojnë metodë sëmundjen dhe ta parandalojnë këtë sëmundje dh t’i japim përkrahje njëri-tjetrit.
“Të gjitha gratë që për momentin nuk kanë bërë kontrolle, sot duhet të rikujtojnë se duhet të bëjnë dhe ta parandalojmë atë që më tej duhet të shërohet. Vetëm me rritjet e vetëdijes publike mund ta parandalojmë disa viktima nga kjo sëmundje”, tha Carovska.
Ambasadori amerikan, Xhes Bejli tha se me ecjen e sotme, personat në Shkup bëhen përkrahës të qindra dhe mijërave njerëzve nga bota në shëtitje kundër kancerit të gjirit, për ngritjen e vetëdijes dhe mjetet e nevojshme për parandalim, hetim dhe përkrahje të grave.
“”Të gjithë ne mund të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes dhe parandalimit”, tha Bejli.