Seanca plenare ku do të jepen deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të të mbahet të hënën me fillim prej ora 10:00, njofton Portalb.mk.
************************************************
09:30 – Në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar seanca plenare ku duhej të zhvilloheshin deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Siç njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë se seanca e anuluar vështirë se mbahet sot.
Megjithatë, për çdo informacion do të njoftojnë në kohë.
http://portalb.mk/544198-anulohen-deklaratat-solemne-per-kshz-ne-shkak-seanca-komemorative-per-adem-demacin/
08:45 – Anëtarët e rinj të zgjedhur të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sot para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të japin deklarata solemne, transmeton Portalb.mk.
Përparja e përkohshme gjashtëmujore e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është zgjedhur me 100 vota “për” në mënyrë eksperte dhe pa diskutim të seancës së 56 që u mbajt të mërkurën mbrëma, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.
Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa nënkryetare është Dimire Shehu nga BDI, ndërsa anëtarë janë Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE-ja, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Enver Saliu nga Besa e fraksionit të Bilall Kasamit.
Me formimin e KSHZ-së janë krijuar kushte për organizimin e referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.