AS Monaco ka marrë 50 milionë euro duke përfshirë bonuset nga skuadra e Premier League Liverpool për mesfushorin Fabinho, dhe këtë e ka konfirmuar nëpërmjet Twitter.
Atletico Madrid gjithashtu raportohej se ishte në negociata me Monaco, por Liverpool ka arritur ta mbyllë marrëveshjen në kohë rekord, transmeton Telesport.al.
Welcome to #LFC, Fabinho. ?https://t.co/Xd7ylCfnqJ pic.twitter.com/nYbV243DY5
— Liverpool FC (@LFC) May 28, 2018
Manchester United kishte muaj që përflitej për një transferim të brazilianit, dhe thuhej se ishte në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Fabinho-s, të cilët mesa duket nuk kanë gjetur akordin me Djajtë.
Në mbrëmjen e së hënës, Liverpool ishte në pole position për firmën e lojtarit, duke bërë një ofertë që është pranuar menjëherë nga Monaco, dhe tani Anfield do të jetë destinacioni i radhës së lojtarit.
L’AS Monaco annonce un accord avec Liverpool en vue du transfert de Fabinho à compter du 1er juillet 2018 !
L’ensemble du club souhaite le meilleur pour la suite à “Fabi” sous ses prochaines couleurs de @LFC. Nous ne t’oublierons jamais !#MerciFabinho ? pic.twitter.com/o3uNhzSHbC
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) May 28, 2018