“Shumë opsione po shqyrtohen, njëra prej tyre ndoshta do të jetë fund i procesit, me zgjidhje përfundimtare e cila asnjëherë më nuk do të hapë kësi problematike mes dy shteteve fqinje si Republika e Maqedonisë dhe Republika e Grqisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në tribunën e “Të rinjtë – mundësi pa kufijtë”, në Strugë, njofton Portalb.mk.
Kryeministri Zoran Zaev, nesër i ka ftuar liderët në Klubin e Deputetëve, që t’i informojë liderët e partive për detajet në takimin me kryeministrin, Aleksis Cipras dhe për mundësinë që të jepet gjasë për zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.
Zaev nuk ka dashur që të komentojë propozimin e përfolur “Ilindenska Republika Makedonija”, që u publikua nëpër media, duke apeluar për durim që të jepet mundësi që të ketë sukses procesi i bisedimeve.