Site icon PORTALB

Qeveria: Takimi mes liderëve do të mbahet në termin që do t’ju përshtatet të gjitha partive

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Takimi liderësh do të mbahet në ndonjë termin që do t’ju përshtatet të gjitha subjekteve politike të cilat janë pjesë e këtyre takimeve. Në ndërkohë, nëse vendoset ndonjë termin që ju përshtatet të gjithëve, lideri i opizitës mund të kërkojë takim me kryeministrin, thonë për MIA-n nga Qeveria në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për takim urgjent të liderëve në lidhje me negociatat e emrit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonidë si gjithmonë deri tani, kur ka zhvillim të negociatave për problemin rreth emrit kushtetues të Maqedonisë, me kohë i informon të gjitha subjektet politike. Njëkohësisht në mënyrë transparente dhe përgjegjëse e informon edhe opinionin, gjegjësisht qytetarët e shtetit”, thonë nga Qeveria.

VMRO-DPMNE: Urgjentisht të mbahet takim liderësh

Exit mobile version