Site icon PORTALB

Zidane tregon nëse Real Madrid do t’a bëjë gardën e kampionit për Barcelonën

Legjenda franceze Zinedine Zidane

Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka njoftuar se Real Madrid nuk do ta bëjë gardën nderuese për Barcelonën pas triumfit të ekipit katalan në La Ligë.

Trajneri i “Los Blancos” ka theksuar se as Barcelona nuk e kishte bërë për rivalin në të kaluarën.

“Nuk do ta bëjmë sepse nuk e kishin bërë as ata, por unë i respektoj”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Kemi respekt për atë që ka bërë Barcelona, triumfi në La Ligë është mjaft i komplikuar. E uroj Barcelonën, ky është respekt”, u shpreh ai.

Exit mobile version