Pas shtyerjes së seancës së sotme të rastit “Monstra” prokurorja Fatime Fetai tha shkurt për mediat se PSP-ja do të bëjë gjithçka që të mësohet e vërteta për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, transmeton Portalb.mk.
“Mund të them vetëm se do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset dhe njerëzore edhe teknike që ta konfirmojmë të vërtetën”, tha prokurorja Fatime Fetai.