Site icon PORTALB

Vendimi për rastin e Almir Aliut, reagon edhe BESA me kryetar Gashin

Lëvizja BESA, me kryetar Afrim Gashi

Duke bërë krahasime mes rasteve gjyqësore të deritashme në Maqedoni, nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin shpalljen e aktgjykimit të rastit të Almir Aliut e shohin si dëshmi “se kur bëhet fjalë për drejtësinë që duhet ta realizojnë shqiptarët, praktikisht nuk ka ndryshuar asgjë”, transmeton Portalb.mk.

Nga BESA vlerësojnë se vendimi gjyqësor i sotëm tregon se gjaku i maqedonasve është më i vlefshëm se i gjaku i shqiptarëve dhe se diskriminimi ka marrë nuanca racizmi.

“Derisa për shqiptarët, si në rastet e montuara dhe të përvuajtura, tashmë të njohura për opinionin – edhe kur nuk ka bazë – shqiptohen dënime drakonike dhe burg i përjetshëm, në kohën që një vrasës shqiptari duhet ta marrë dënimin e vrasjes, kjo nuk ndodhë. Sikur shqiptarët në Maqedoni të mos jenë njerëz të njëjtë dhe sikur gjaku i një maqedonasi të jetë më i vlefshëm se gjaku i një shqiptari. Kjo, përveç diskriminimit, merr edhe nuanca racizmi. Ky vendim i sotëm e dëmton seriozisht mirëbesimin ndëretnik dhe besimin ndaj institucioneve në Maqedoni, për të cilin jemi angazhuar edhe ne tashmë një kohë të gjatë”, thuhet në reagimin e BESA-s.

BESA thotë se nuk duhet harruar se ata që e votuan prokurorin publik, Lubomir Joveski nuk janë fantazma, por janë deputetë që lejojnë të diskriminojnë shqiptarët edhe më tej.

Exit mobile version