Site icon PORTALB

Anulohet gjykimi për parcelat në Sopishte

Mile Janakieski

Mile Janakieski

Seanca gjyqësore për lëndën “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, që duhej të mbahet sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 30 mars, njofton Portalb.mk.

Arsye për anulimin e saj është ajo që i akuzuari Dimitar Dimovski, ka qenë i sëmurë, për [ka avokati i tij ka dorëzuar vërtetim mjekësor.

Ndryshe, në “Toplik” i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili dyshohet që në kundërshtim me ligjin për furnizime publike, ka krijuar Komision  për oferta publike, të cilin e ka urdhëruar që të zgjedh ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar  “San siti” në Sopishte, edhe pse ndërmarrja nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Exit mobile version