Site icon PORTALB

Dhjetë vjet nga fatkeqësia me helikopter afër Bllacës

Me vendosje të luleve në përkujtimoren afër Bllacës, Katllanovë, sot do të shënohen dhjetë vjet nga fatkeqësia me helikopter në të cilën e humbën jetën 11 pjesëtarë të brigadës të flotës ajrore të ARM-së.

Lule do të vendosin delegacione nga Ministria e Mbrojtjes (MM), Shtatmadhoria (SHA) e ARM-së, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, komanda e bashkuar operative, brigada e flotës ajrore, brigada e parë e mekanizuar këmbësorike dhe anëtarë të familjeve të pjesëtarëve të vdekur.

Delegacioni i MM-së do të udhëhiqet nga ministrja Radimila Shekerinska, ndërsa delegacioni i SHM-së nga zëvendësi i SHM-së të ARM-së, gjeneralmajor Muhamet Racaj.

Një delegacion i MM-së dhe ARM-së të udhëhequr nga zëvendësministri Bekim Maksuti do të vendosin lule në përkujtimoren e pjesëtarëve të ndjerë të ARM-së në kazermën “Butmir” në komandën e misionit ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

Paraprakisht, delegacione të MM-së dhe ARM-së do të vendosin lule edhe në përkujtimoren para komandës së brigadës ajrore në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Exit mobile version