Site icon PORTALB

Karaxhovski ka ndërruar mendje për PSP-në, tani dëshiron që të bëhet pjesë e PTHP-së

Zoran Karaxhovski

Zoran Karaxhovski

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski gjatë konferencës së djeshme për shtyp mes tjerash tha se vlerëson që Prokuroria Speciale Publike (PSP) sa më shpejtë të bëhet pjesë e Prokurorisë së rregullt dhe të mos pritet vitit 2019, ashtu siç parashikon strategjia për reforma në gjyqësor, pasi që do të ishte vonë, njofton Portalb.mk.

Ai u ankua se në gjyqësorin e Maqedonisë pagesat janë të ulëta dhe se në vitin 2018 Këshilli Gjyqësor do të ndërmarrë “aktivitete konkrete për përmirësimin e kushteve për punën e gjykatësve”.

I njëjti Karaxhovski përpara më pak se një vitit tha se PSP është infantile, ndërkaq deklaratat e prokurores speciale, Katica Janeva, i vlerësoi si jo-etike, jo-civilizuese dhe jo-kulturore.

Deklaratat e Karaxhovskit për PSP-në:

7 tetor 2016, rreth deklaratës së Janevës se PSP ka ngritur hetim për gjykatësin e Gjykatës Administrative

1 skurt 2017 e komentoi kumtesën e PSP-së

7 tetor tetor 2016, Karaxhovski kritikon Janevën 

23 nëntor 2016 për skandalet dhe tensionet mes disa gjykatësve

Exit mobile version