Site icon PORTALB

Tërmet i fortë u regjistrua në juglindje të Iranit

Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballësh sipas shkallës Rihter u regjistrua në verilindje të qytetit iranian të Kermanit, një qendër administrative në të njëjtën krahinë.

Sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 57 kilometrash.

Ende nuk ka informacion për viktimat e mundshme njerëzore dhe dëmet materiale të shkaktuara.

Në të njëjtën rajon të Iranit Juglindor më 1 dhjetor, u regjistrua një tërmet  me intensitet prej gjashtë ballësh. Edhe atëherë nuk pati viktima në njerëz.

Exit mobile version