Site icon PORTALB

Është gjetur një trup i pajetë në afërsi të fshatit Strimnicë të Tetovës

MPB

MPB

Dje një person me iniciale Q.H në stacionin policor denoncoi se në një rrugë për në fshatin Strimnicë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli të panjohur në moshë prej rreth 40 vjet, njofton Portalb.mk.

Nga ana e ekipit të ekspertizës nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik dhe mjekun ligjor, është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se personi ka ndërruar jetë në vend.

Nga ana e mjekut nga Mjekësia ligjore të Klinikës së Tetovës është kryer kontrolli jashtëm në trupin e të vdekurit, por nuk janë gjetur gjurmë të dhunës.

Pas urdhrit të prokurorit publik trupi është dhënë për autopsi.

Exit mobile version