Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë.
Aktualisht, situata është normalizuar, por situata pritet të rëndohet pasi sinoptikanët parashikojnë më shumë reshje intensive në orët në vijim.
Siç duket edhe nga fotot, tokat bujqësore janë përmbytur deri në zonën e Laknasit. Ndërkohë, nuk janë raportuar përmbytje të bizneseve që ndodhen në anë të autostradës, por vetëm prani të ujit në katet e para.