Dissociative Identity Disorder ose ndryshe çrregullimi i Personalitetit të Shumëfishtë është një çrregullim mendor i karakterizuar nga së paku dy identitete të ndara ose gjendje personaliteti të shkëputura. Këto gjendje shfaqen në sjelljen e personit të shoqërura me dëmtim të memories në lidhje me informacione të rëndësishme, shkruan Bordo.al.
- Depresion
- Luhatje humori
- Tendenca suicidale
- Çrregullime të gjumit
- Ankth dhe atak paniku
- Abuzim me drogë dhe alkol
- Simptoma psikotike si halucinacione vizuale ose auditore
- Çrregullime të të ngrënit.
Depersonalizim – të ndjerit të shkëputur nga trupi dhe zakonisht i referohet si një “eksperience jashtë – trupit”
Derealizim – ndjenja sikur bota nuk është e vërtetë ose duket e mjegullt ose shumë larg.
Konfuzim të identitetit– kjo përfshin një ndjenjë konfuzimi mbi atë çfarë personi është.
Shkaqet e DID janë akoma të paqarta por studimet tregojnë që është një përgjigje psikologjike ndaj stresorëve interpersonal dhe mjedisorë, veçanërisht gjatë viteve të para të fëmijërisë ku neglizhimi emoional dhe abuzimi mund të ndikojë zhvillimin e personalitetit. 99% e individëve me DID kanë pasur histori të vazhdueshme kërcënuese dhe abuzuese në një fazë të ndjeshme zhvillimi (zakonisht para orës 9). Kërkimet tregojnë se në familje ku prindërit janë kërcënues dhe të paparashikueshëm, fëmijët mund të zhvillojne DID.
Statistikat tregojnë një normë prej 01% deri ne 1% të popullsisë të diagnostikuar me DID. Po ta konsiderojmë më gjerë më shumë se një e treat e njerëzve ndjehen sikur po e shohin veten si në një film dhe 7% e popullsisë mund të ketë një formë të DID të padiagnostikuar.