Site icon PORTALB

“CIVIL”: Aktivitet i përforcuar i aktivistëve partiak në prag të ditës zgjedhore

Xhabir Deralla, OJQ "Civil"

Xhabir Deralla, OJQ "Civil"

Ekipet monitoruese të organizatës joqeveritare CIVIL kanë vërejtur aktivitet të intensifikuar të aktivistëve partiak në komunat ku votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe ditën e heshtjes parazgjedhore.

Apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në raundin e dytë, të kontribuojnë për ditë të qetë, të lirë dhe demokratike zgjedhore.

CIVIL, siç theksohet në deklaratë, ka marrë disa raporte nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe një dëshmi audio për një ryshfet zgjedhor në Shtip.

Kjo organizatë joqeveritare u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës së tyre të votës ose parregullsive zgjedhore në formularin online www.slobodniizbori.info ose email  monitor@civil.mk.  Paraqitjet  qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në telefonat  02/5209 176, 071 608 523, 078/746 138.

Exit mobile version