Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa, sot, një ditë para zgjedhjeve lokale, do të votojnë 42 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
“Në komunën e Dibrës sot të drejtën e votimit do ta realizojnë 38 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votimi po zhvillohet në mënyrë të papenguar. Në vijim është ndarja e materialit votues”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor.
Në këtë komunë nesër do të votohet në 16 vendvotime, ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 18.406 persona me të drejtë të votimit.
Në komunën Qendra Zhupa, konfirmon Eran Zuber, kryetari i KKZ, sot votojnë katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në listën e vetme zgjedhore janë 6.810 persona, ndërsa do të votohet në 16 vendvotime.