Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kërkuar të dhëna dhe dokumente nga institucionet në lidhje me kallëzimin penal që kohës së fundit kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski e ka ngritur Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe fillimin e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë për gjykatësit, thonë për Agjencinë lajmeve e “Meta” nga Prokuroria Publike, njofton Portalb.mk.
“Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke filluar nga përmbajtjet e gjetura në kallëzim penal në Këshillin për Verifikimin e Fakteve kundër personit për të cilin paraqet interes, dorëzoi kërkesë te institucionet përkatëse për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike në pyetjet se a është pranuar kallëzimi penal dhe a është hapur procedurë dhe në cilën fazë është.
Kallëzimin penal Këshilli e ka dorëzuar me 28 shtator për shkak se dy javë më parë Vangellovski nuk i ka lejuar anëtarët e Komisionit që i hulumton rrethanat për ikjen e Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit të hyjnë në Gjykatën Supreme dhe të kryejnë inspektim në shkrimet e dokumenteve në rastet “Target” dhe “Fortesa”.
Komisionin që e ka formuar Këshilli duhet të konfirmojë se gjykatësit e Gjykaët Penale, Apelit dhe Supremes, që kanë vendosur pas kërkesës për paraburgim nga PSP-ja, a e kanë shkelur procedurën dhe a i kanë mundësuar ish-shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovsi dhe Nikolla Boshkovska, të punësuar në DSK të ikin nga shteti.
LEXO: Këshilli për Verifikimin e Fakteve ngriti kallëzim penal kundër Jovo Vangellovskit