Site icon PORTALB

Partia “Aleanca për shqiptarët” mohon zërat se ka probleme dhe nuk mund të merr pjesë në zgjedhje

Partia Aleanca për Shqiptarët

Partia Aleanca për Shqiptarët, arkiv

Shtabi qendror i “Aleancës për shqiptarët” hedh poshtë zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se subjekti i tyre politik ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mos-pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2017.

“”Aleanca për shqiptarët” ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se dokumentacioni është në rregull dhe i pranuar nga KSHZ. Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) që patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionin publik apo dëmtimin e “Aleancës për shqiptarët”. Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgjë nuk do të ndalojë  rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët. Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

 

Exit mobile version