Presidenti amerikan, Donald Tramp planifikon të organizojë më 18 shtator takim të nivelit të lartë në Nju-Jork për reforma të KB-së, deklaruan diplomatët.
Në atë datë është paraparë të miratohet deklarata politike, një ditë para fillimit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në nivel të liderëve të shteteve dhe qeverive.
Kjo do të jetë Asamblea e parë e përgjithshme për Trampin,l presidentin francez Emanule Makron, si dhe për sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh pas marrjes së funskioneve të tyre.
Me dokumentin e përgatitur është paraparë KB të bëhet organizatë “më efikase”. Dokumenti, të cilin Uashigntoni e ka ndarë me rreth pesëmbëdhjetë vende nga të gjitha kontinentet, mes të cilave Kanadaja, Britania e Madhe, Kina, Senegali dhe Jordania, por jo edhe Franca, e cekin nevojën për pakësimin e angazhimeve të dyfishta në numrin më të madh të shërbimeve të KB-së. Në tekst kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i KB-së të arrijë “ndryshime konkrete” në sistemin organizues për punë më të mirë në fushën e ndihmës humanitare, zhvillimin ekonomik dhe paqen.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin nuk planifikon të marrë pjesë në mbledhjen e sivjetme të Asamblesë së prëgjithshme të KB-së.
“Këtë nuk e ka në plan presidenti”, theksoi Peskov, i cili nuk deshi ta komentojë iniciativën e Trampit për marrjen e mbështetjkes globale për reforma të organizatës botërore.