Princ Leka ka uruar për të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit, njofton Noa.al.
Ai ka uruar për të gjithë shqiptarët që të mbizotërojë ndjenja e dashurisë, zëri i arsyes, paqja, harmonia dhe siguria.
Nëpërmjet postimit në Facebook, Princ Leka njofton se “festa e Kurban Bajramit, perkon me 89 vjetorin e Mbretërisë shqiptare”.
Postimi i plotë i Princ Lekës:
“Të dashur besimtarë myslimane
Ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit dhe mirëkuptimit Në këtë ditë të sakrificës, uroj të mbizotërojë ndjenja e dashurisë, zëri i arsyes, paqja, harmonia dhe siguria.
Festa e Kurban Bajramit, perkon me 89 vjetorin e Mbretërisë shqiptare Me ketë rast, uroj të gjithë mbretërorët Shqiptarë gezuar festën
Me shume respekt, Leka II”.