Nga pozita e drejtorit të financave në MEPSO është larguar Lupço Zikov, i cili para disa ditësh u emërua nga Qeveria e Maqedonisë në funksionin e drejtorit në Ndërmarrjen Energjetike, njofton Portalb.mk.
Përndryshe, Lupço Zikov ishte gazetar dhe drejtor i javores “Kapital”. Ka qenë kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni Pozitive e themeluar bashkërisht me Minço Jordanov dhe Vllado Buçkovski para zgjedhjeve të 2014-s.