Një autobus në të cilin udhëtonin 36 fëmijë nga Gjeorgjia, ka pësuar aksident në Turqi.
Incidenti ndodhi gjatë natës në rajonin e qytetit Giresun. Në aksident ka shumë të lënduar.
Prindi i një prej fëmijëve i cili ndodhej në autobus deklaroi për televizionin gjeorgjian se udhëtarët në autobus kanë fjetur derisa automjeti është përmbysur.
Ai theksoi se të gjithë udhëtarët e automjetit janë lënduar dhe janë hospitalizuar në spitalin në rajon.
Një përfaqësues i Ambasadës gjeorgjiane në Turqi deklaroi se ende nuk dihen arsyet e aksidentit.